Një familje që e quajti djalin e tyre Putin për nder të presidentit rus, Vladimir Putin duket se tashmë ka ndërruar mendje dhe dëshiron të rikthehet në emrin origjinal. Familja Dzurayev u zhvendos në Rusi nga Taxhikistani në fillim të viteve 2010 dhe zyrtarisht e riemëruan djalin e tyre, Rasul Putin kur ishte një vjeç e gjysmë. Mirëpo tani, sipas të dhënave, prindërit e Rasulit u kanë kërkuar zyrtarëve leje për t’ia rikthyer emrin e vjetër.