Ulja e interesit të të rinjve për të studiuar në degën e shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari dhe në degën e shërbimeve, shtyu Këshillin e Ministrave të miratonte një program të ri studimi, i cili deri diku është në favor të studentëve. Këshilli i ministrave miratoi mbështetje financiare për maturantët e shkëlqyer dhe për ata studentë të cilët ndjekin këto degë studimi në universitetet publike. Lajmin e bëri me dije ministja e arsimit Evis Kushi, gjatë një takimi të mbajtur këtë të mërkurë me maturantët e institucioneve të ndryshme shkollore në Tiranë.