Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin e pagave me 2.5 për qind për mbi 144 mijë punonjës të administratës publike, me efekt përfshirë edhe pagën e muajit janar, si masë për të amortizuar inflacionin. Për këtë rritje janë parashikuar rreth 100 milionë euro për administratën qendrore dhe vendore.