Ministri i Brendshëm Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i DVP, Durrës Skënder Hita zhvilloi një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë në Kavajë. Gjatë fjalës së tij me strukturat e policies, Balla shprehu angazhimin për të përmirësuar kushtet financiare, qoftë sa i përket pagës së përgjithshme së efektivëve, ashtu edhe për pagesat e orëve shtesë që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë.