Paga mesatare e mësuesve synohet të arrijë në një nivel mesatar prej më shumë se një mijë eurosh. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mësuesit me rastin e 7 marsit, ku mësues të profileve të ndryshme u nderuan për kontribut të veçantë në arsimin shqiptar dhe edukimin e brezave të rinj.