Qeveria ka ndarë një fond të konsiderueshëm për pagat në buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas Ministrisë së Financave do të realizojë objektivin për pagë mesatare 900 euro në muaj deri në dhjetor të 2024-s. Projektbuxheti parashikon një fond prej 100 milionë euro vetëm për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin para-universitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.