Top News – Paga e ulët, por çmime të larta/ Eurostat nxjerr të dhënat për ekonominë
22/06/2021 21:11

Publikimet më të fundit të Eurostat, lidhur me të ardhurat në shtetet e Europës, tregojnë një tablo aspak pozitive në lidhje me ekonominë dhe mirëqënien e banorëve në vendin tonë. Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë, në raport me mesataren e Bashkimit Europian referuar vitit 2020. Por nga ana tjetër edhe pse niveli i të ardhurave paraqitet i ulët, niveli i çmimeve të mallrave është ndër më të lartat në rajon, duke vështirësuar përballimin e jetesës mesatare nga ana e qytetarëve shqiptarë. Sipas të dhënave të Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto për Frymë në Shqipëri ishte sa 31 për qind e mesatares së Bashkimit Europian në vitin 2020. Në rajon progresin më të madh lidhur me të ardhurat për frymë e ka arritur Serbia, të ardhurat e së cilës ishin sa 43 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Edhe pse të ardhurat për frymë arrijnë nivele të ulta krahasimisht me vendet e Europës, niveli i çmimeve në Shqipëri është ndër më të lartat në rajon. Çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës. Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4 për qind e mesatares së Bashkimit Europës. Çmimet më të larta në vendin tone i kanë shërbimet e transportit dhe komunikimit, të cilat arrijnë një nivel mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14
Top Channel/ ‘Tërmet’ në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqen 21 drejtorë pas takimit me Ramën
04/07 15:13
Top News – Zënia e hapësirave publike nga lokalet. Rama: Të mbledhin plaçkat, sepse boll është boll
04/07 15:13
Top Channel/ Gjyqi i rrallë në Tiranë! E moshuara gjobitet pse ushqen macet e rrugës
04/07 15:12
Top Channel/ Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës
04/07 14:50
Top News- Mjegull e fortë në Vlorë, pamja e pazakontë për pushuesit
04/07 14:48
Top News- Aksion antikanabis në Tepelenë/ Asgjësohen bimë narkotike, procedohet kryeplaku i Mamajt
04/07 14:46
Top News- Trafik pistoletash nga Kosova/ 2 në pranga, sekuestrohen 8 armë zjarri
04/07 13:55
Top News – Ditëlindje me takime e punë. Rama mbledh në seli deputetët, ndan detyrat
04/07 13:54
Top Channel/ Zjarri në Elbasan, protestë para Prokurorisë
04/07 13:06
Top News – 21 dorëheqje në bllok në Vlorë. Ikin drejtorët pas kërkesës së Ramës, ngrihen grupe pune
04/07 12:55
Top Channel/ Pas vizitës së Ramës në Vlorë, Policia zbarkon për lirimin e hapësirave publike
04/07 12:55
Top Channel/ Më shumë plazhe publike, në Vlorë ka 57 zona të lira për pushues vendas dhe të huaj
04/07 12:53
Top Channel/ Korriku i nxehtë, temperaturat e larta deri në 39 gradë celsius
04/07 12:52
Top Channel/ Protestë për djegien e mbetjeve! Prej katër ditësh, tymi toksik ka mbuluar Elbasanin
04/07 12:52
Top Channel/ Ekstradohen kriminelët nga Franca dhe Greqia, të kërkuar për tentativë vr*sje e drogë
04/07 12:51