SPAK është vënë në lëvizje duke i kërkuar informacion deputetit të PD-së, Gazment Bardhi në lidhje me kallëzimin e dorëzuar prej tij për çështjen McGonigal. Përmes një shkrese zyrtare, Prokuroria e Posaçme i kërkon deputetit të opozitës vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.