Partia Socialiste do të depozitojë brenda kësaj jave një padi në SPAK për 21 janarin. Pas mbledhjes së grupit në kryesinë e kuvendit, Taulant Balla deklaroi se prova e re e audio përgjimit, transmetuar pak ditë më parë në emisionin ‘Zona Zero’ në Top Neës, është një indicie e fortë që prokurorët e posaçëm të rihetojnë dosjen e 21 janarit.