‘Rithemelimi’ i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të marrin në hetim gjyqtaren Blerina Muça, me pretendimin se kjo e fundit ka shpërdoruar detyrën. Përmes një shkrese zyrtare, ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, i kanë kërkaur Pamela Qirkos, kryetares së KPK, të hetohet dhe shkarkohet gjyqtarja Muço, pasi ajo legjitimoi Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD, duke dalë kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Berishën si kryetar të opozitës.