Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sulmoi të enjten Britaninë e Madhe dhe Francën, duke përforcuar pretendimin se Amerika e fitoi luftën e dytë botërore. Duke iu drejtuar trupave amerikane të vendosura në Doha gjatë turneut të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, Trump pohoi dominimin amerikan dhe pretendoi se Amerika "bëri më shumë se Franca" në sigurimin e fitores - duke deklaruar se "pa ne, të gjithë do të flisnin gjermanisht".