Një mjedis i ri është ndërtuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Një suitë do të jetë në dispozicion të banorëve duke i falur atyre një natë relaksuese dhe plot privilegje. Banorët do të ndahen në çifte dhe do të kenë mundësinë të qëndrojnë brenda këtij luksi për 24 orë. Çifti i parë që shkoi ishte Arjola dhe Monika, edhe pse shumë donin që të parët të ishin Donaldi dhe Beatrix. Por ishte kjo e fundit që refuzoi.