Prokuroria e posacme antikorrupsion ka njoftuar drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit, lidhur me vendimin e gjykatës së posame antikorrupsion, që vendosi arrest në shtëpi për Berishën. Ish kryeministri e ka të ndaluar të largohet nga banesa, madje ai do jetë në mbikqyrje gjatë gjithë kohës nga punonjësit e policisë së shtetit, të cilët pritet të shkojnë nga momenti në moment në adresën e banimit të tij, në rrugën Mustafa Matohiti.