Kadastra shqiptare po vijon me procesin e regjistrimit të shtëpive të para viteve 1991, dhe në këtë grup hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit por edhe ato të ndërtuara nga koha otomane dhe ajo e Zogut. E ky proces, e ka cuar kadastrën në gjirokastër, pasi numri më i madh i objekteve të tilla ndodhen në qytete historike si Gjirokastra, berati, Kruja, Korca etj. Në këto qytete objektet i kanë mbijetuar kohës dhe tani i janë nënshtruar procesit të certifikimit. Drejtori i Kadastrës Artan Lame së bashku me drejtorin rajonal te Gjirokastrës Florjan Taçi, kanë dorëzuar certifikatat e pronësisë për rreth 80 banesa të këtyre kategorive.