Pa një datë për hapjen e kapitujve me Shqipërinë e si duket pengesë është bërë Greqia me çështjen ‘Beleri’ por edhe mungesa e një dialogu me opozitën në situatën e krijuar në Kuvend. Në konkluzionet e këshillit të ministrave të BE theksohet ndër të tjera: "Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të lidhura me BE-në".