Trafikantët e lëndëve narkotike vijonë të qarkullojnë lehtësisht, pavarësisht se prezenca e trupave policore është shtuar pothuajse në cdo aks rrugor. Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ku si pasojë 3 persona u vunë në pranga e dy të tjerë u shpallën në kërkim. Operacioni policor "Overpass" coi në pranga shtetasit Devi Mene, 29 vjeç banues në Laprakë, Florjan Tereziu, 36 vjeç dhe Adi Sheteli 26 vjeç, të dy banues në Vorë. Këta persona në bashëpunim me njëri tjetrin, shisnin lëndë narkotike në pakica të vogla.