Uragani Otis ka marrë të paktën 27 jetë njerëzish, tha qeveria meksikane, pasi një prej stuhive më të fuqishme goditi vendin duke shkatërruar resortin bregdetar të akapulkos dhe duke shkaktuar dëme që duket se shkojnë në miliarda dollarë. Otis, që goditi meksikën si stuhi e kategorisë 5, zhyti rrugët nën ujë, shkuli catitë e shtëpive dhe hoteleve, i ktheu makinat në mjete lundruese dhe ndërpreu komunikimet dhe transportin duke lënë pas shkatërrim në të gjithë akapulkon, një qytet me afro 900 mijë banorë.