Dialogu Prishtinë-Beograd ishte në qendër të bisedimeve në takimin mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet. Takimi është zhvilluar në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Osmani theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, “të përqendruar në njohjen reciproke”.