Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se "dakordësimi rreth aneksit për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”. Këtë deklaratë Presidentja Osmani e bëri pas një takimi që zhvilloi të hënën në mbrëmje me ambasadorët në Prishtinë të vendeve më të industrializuara QUINT dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë.