Vjosa Osmani pret të marrë brenda pak ditësh përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse do të ketë mbështetjen e partisë që e përjashtoi vitin e kaluar për tu zgjedhur tani si president e vendit. Pas takimit me të, kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se subjektit të tij politik i duhet ende kohë për të marrë një vendim përfundimtar, por bisedimet i quajti konstruktive.