Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi masë të përkohshme ndaj dekretit për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës. Duke folur për këtë dekret, Osmani tha se nuk është pejgamber të mos bëj gabime. “Edhe për president paraprak, edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën. Përderisa unë jam e bindur vetëm duke u bazuar në interesin publik e kam marrë këtë vendim”, shtoi presidentja për dekretin e nxjerrë nga ajo.