Në ‘Foltoren’ me demokratët e Degës 2 të Partisë Demokratike, kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi bashkim të demokratëve në atë që ai e quajti misioni për largimin e qeverisë. Ai tha se PD nuk do pranojë që të shkojë sërish në zgjedhje me Edi Ramën, nërsa e quajti aksionin opozitar si misionin më të madh që demokratët kanë pasur që nga krijimi I partisë.