Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Biseda u zhvillua me iniciativën e Borrellit, i cili i tha Vuçiqit se përpara i pret një punë e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.