Numri i viktimave pas ortekut të së dielës, në Alpet Franceze, ka mbërritur në gjashtë, dhe mes tyre janë identifikuar tashmë edhe dy guida malore – konfirmuan zyrtarët lokalë. Zyra e prokurorit në Bonneville, në rajonin Haute-Savoie, tha se trupi i një personi të gjashtë është gjetur pasi kërkimet rifilluan të hënën në mëngjes.