Modelja e njohur, Oriola Marashi dhe futbollisti i njohur, Eros Grezda mendohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila u komentua shumë gjatë kohës së karantinës. Dyshimet se ata janë ndarë lindën kur u vu re se ata të dy nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Më pas Oriola hodhi disa thumba në "Instagram" drjet ish-partnerit. “Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe”, shkruhej në një postim që shpërndau Oriola.