Mashtrimet kibernetike kanë qenë në kryefjalën e mediave kohët e fundit, ku disa persona të paidentifikuar arrijnë të zhvasin para nga shtetas të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas një hetimi për shumë kohë, Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë dhënë detaje për një grup kriminal, që vepronte në vendin tonë. Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj, bashkë me prokuroren e Rrethit Gjyqësor Tiranë Elisabeta Imeraj, në një konferencë për mediat kanë bërë me dije se është finalizuar operacioni policor i koduar ‘Komunimimi’, ndërsa kanë dhënë detaje lidhur me këtë operaicon.