Top News/ Orban sfidon Gjykatën e Hagës / Fton Netanyahun në Hungari pas lëshimit të fletëarrestit
22/11/2024 11:50

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do ta ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për vizitë në Hungari, duke shtuar se do të garantojë se fletarrestimi i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër Netanyahut “nuk do të zbatohet”. GJNP-ja lëshoi fletarrestime të enjten për Netanyahun, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për liderin e Hamasit, Ibrahim Al-Masri, të cilët i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin në Gazë. Orban, vendi i të cilit mban kryesimin e presidencës me rotacion 6-mujor të Bashkimit Evropian, tha për radion shtetërore se fletarrestimi i GJNP-së për Netanyahun është “gabim” dhe shtoi se lideri izraelit do të jetë në gjendje të mbajë bisedime në Hungari “me siguri adekuate”. “Sot, do ta ftoj kryeministrin e Izraelit, Netanyahun, për një vizitë në Hungari dhe në atë ftesë, do ta siguroj atë se, nëse vjen, vendimi i GJNP-së nuk do të ketë efekt në Hungari. Ne nuk do ta zbatojmë përmbajtjen e tij”, tha Orban. Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta politike me Netanyahun prej se ai dhe partia nacionaliste, Fidesz, e morën pushtetin në Hungari më 2010. Netanyahu e vizitoi Budapestin në vitin 2017. Liderët e Izraelit dhe Shtëpia e Bardhë e kanë dënuar fuqishëm vendimin e GJNP-së, por shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fletarrestimet nuk janë politike dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës. Brenda BE-së, Hungaria dhe Republika e Çekisë janë përkrahës të fuqishëm të Izraelit, derisa vende si Spanja dhe Irlanda theksojnë mbështetjen e tyre për palestinezët. Ministria e Jashtme e Çekisë, duke iu përgjigjur vendimit të GJNP-së, tha se Praga do t’i respektojë detyrimet e veta nga ligji ndërkombëtar. Megjithatë, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, e quajti të “pavend” vendimin e GJNP-së, duke thënë në X të enjten vonë se “vendimi minon autoritetin e gjykatës në rastet e tjera, kur i barazon përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti demokratik me liderët e një organizate islamiste terroriste”.

Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00