Top News/ Orban në Moskë, tërbohet BE / ’Nuk jam në pozitë për të negociuar’
05/07/2024 12:37

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten se nuk ishte në pozicionin e duhur që të negocionte mes Ukrainës dhe Rusisë pas raportimeve të mediave se ai do të udhëtonte në Moskë gjatë ditës për të takuar presidentin rus Vladimir Putin. Orban, një kritik i ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën, i cili ka marrëdhëniet më të ngrohta me Putinin se çdo lider tjetër i BE-së, tha se fakti që Hungaria aktualisht mban presidencën e rradhës të bllokut nuk i jep atij një mandat për të negociuar në emër të saj. "Unë nuk kam nevojë për një mandat pasi nuk përfaqësoj asgjë," tha Orban në intervistën e tij në radio të premten në mëngjes, pa thënë nëse ai do të udhëtonte për në Moskë më vonë gjatë ditës. "Gjithçka që bëj është të shkoj në vende ku ka një luftë ose kërcënim lufte që kërcënon Bashkimin Evropian dhe Hungarinë, ose ka një pasojë negative mbi ta, dhe të bëj pyetje," shtoi ai. Pas raportimeve të mediave për vizitën e Orban në Moskë, Charles Michel, presidenti i këshillit të BE-së, tha në mediat sociale se "presidenca e rradhës së BE-së nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së". Agjencitë ruse të lajmeve cituan zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov të enjten që as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi vizitën. Në fillim të kësaj jave, Orban u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev dhe i kërkoi atij të konsideronte një armëpushim për të përshpejtuar përfundimin e luftës me Rusinë. Orban tha të premten se ai i kishte bërë Zelenskit "disa pyetje të rëndësishme" për të zbuluar se sa larg ishte Kievi "i gatshëm të shkonte për paqen".

Top News – Turqia e Izraeli drejt luftës në Siri? Arsyeja se përse Trump po mendon daljen nga NATO
13/04 21:00
Top Channel/ Nis bllokada në Hormuz,Trump: Kush që shkel vendimin, do të eliminohet!
13/04 20:11
Top News – NATO të rikthejë lidhjet me Trump / Turqia e shqetësuar: Të përgatitemi për të ardhmen
13/04 15:37
Top News – Mision për ‘çlirimin’ e Hormuzit / 40 shtete bëhen bashkë, Franca e Britania në bisedime
13/04 15:21
Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04 15:20
Top Channel/ Trump bëhet “Krishti Shpëtimtar”: Foto me AI pas sulmit ndaj Papës!
13/04 15:13
Top News – Rusia merr uraniumin e pasuruar iranian / Kremlini vetëofrohet ‘për hir’ të paqes
13/04 14:50
Top News – Marina amerikane kundër skafeve iraniane / Shpërthen lufta në Hormuz, ‘brenda disa orësh’
13/04 14:43
Top Channel/ Papa “i kthen reston” Trumpit: “S`të kam frikë, mesazhi im mbetet për paqen”!
13/04 14:42
Top News – Tërmeti zgjedhor në Hungari, valë tronditëse në Evropë, shuplakë për Putin e Trump
13/04 13:54
Top News – Do vazhdoj të flas kundër luftës! Papa Leoni i përgjigjet Trumpit: Po abuzon me ungjillin
13/04 13:45
Top News – 45 vjeçari që rrëzoi Orbanin / Kush është Peter Magyar, njeriu që i dha fund një ere
13/04 13:45
Top News -‘Bum’ shitjesh të makinave elektrike / Rritet interesi në Evropë pas krizës së karburantit
13/04 13:37
Top Channel/ Njeriu që rrëzoi Orbanin: Kush është Peter Magyar, aleati që u kthye “në armik”!
13/04 12:07
Top News – Merz, lideri më i papëlqyer në botë/ Trump i dhjeti nga fundi, ‘krah për krah’ me Erdogan
13/04 12:02
Top Channel/ Starmer i thotë sërish “JO” Trump, Londra kundër bllokadës në Hormuz
13/04 11:59
Top News- Thirrje për shkarkimin e Trumpit / Ish shefi i CIA-s: Amendamenti i 25-të u shkrua për të’
13/04 11:59
Top Channel/ Trump sulmon Papën amerikan: “Shumë i dobët në politikën e jashtme”!
13/04 11:58
Top News – Nafta kthehet mbi 100 dollarë / Do rritet edhe më shumë, bisedimet e paqes dështuan
13/04 11:46
Top News – Trump mbyll portet iraniane / Asnjë anije nuk hyn dhe nuk del, bllokadë e plotë
13/04 11:36