Top News/ Orban mbledh ekstremistët. Koalicion kundër ‘centralizimit’ të pushtetit në Bruksel
30/06/2024 16:35

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, shpalli të dielën një aleancë të re me Partinë e Lirisë të ekstremit të djathtë të Austrisë dhe partinë kryesore opozitare çeke, me shpresën për të tërhequr partnerë të tjerë dhe të shndërrohet në grupin më të madh të krahut të djathtë në Parlamentin Europian. Kryeministri Orban shkoi në Vjenë për të prezantuar aleancën "Patriotët për Europën" të partisë së tij Fidesz me Partinë e Lirisë dhe partinë ANO të ish-kryeministrit çek Andrej Babish, një ditë përpara se Hungaria të marr presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Zgjedhjet e Parlamentit Europian, në fillim të qershorit, forcuan partitë e së djathtës në përgjithësi, megjithëse rezultatet e tyre ndryshonin nga vendi në vend, por lanë paqartësi rreth asaj se deri në çfarë mase do të arrinin të punonin së bashku. Deri më tani, ato janë shpërndarë në dy grupe në përbërjen e re të Parlamentit Evropian, me një numër syresh të paangazhuara. Një "manifest patriotik për një të ardhme europiane" i nënshkruar nga tre udhëheqësit e partive, u kundërvihet planeve të supozuara për "një shtet qendror europian" dhe zotohet "t'i japë përparësi sovranitetit mbi federalizmin, lirisë mbi diktatet dhe paqes”.

Top Channel/ “Irani mund të godasë Europën”/ Izraeli: Po përdorin raketa me rreze deri në 4 mijë km
22/03 10:51
Top Channel/ Trump, ultimatum për Hormuzin/ Presidenti i SHBA: Kanë 48 orë kohë për ta hapur, ose…
22/03 10:47
Top Channel/ Çekët vërshojnë në rrugë/ Protesta më e madhe kundër qeverisë që nga viti 2019
22/03 10:35
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
DIGITALB DIGITALB