Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaron se ai nuk e mbështet përparimin e negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian. Deklarata sugjeron se Budapesti mund të vendosë veton dhe të bllokojë ambiciet e Kievit për një anëtarësim të shpejtë në bllokun europian. Liderët e BE-së pritet të vendosin në mesin e dhjetorit nëse Ukraina duhet të ftohet zyrtarisht për t’i nisur bisedimet për t’iu bashkuar bllokut me 27 vende anëtare. Për anëtarsimin e një shteti të ri në BE, duhet të ketë unanimitet mes vendeve anëtare.