Një muaj më parë zëri i një burri, i cili kërkonte ndihmë për vrasjen makabër të bashkëshortes, 20 vjeçare, Caroline Crouch, në prani të foshnjës 11 muajshe, tronditi gjithë opinionin publik dhe hapi një dosje, hetimet e së cilës dukej thuajse e pamundur. Në vendngjarje, siç raportojnë edhe specialistët e kriminalistikës nuk kishte thuajse asnjë gjurmë të asaj çfarë pretendonte 32 vjeçari. Në dëshminë e tij, 3 grabitës kishin hyrë në shtëpi, kishin plaçkitur shtëpinë dhe vrarë në mënyrë makabër bashkëshorten Caroline.