Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe të Kosovës iu kushtua 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Lidhja e Prizrenit është një datë historike për vendin tonë dhe Republikën e Kosovës. Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar. Në kuadër të kësaj ditë historike, Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njoftoi Ministrisë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës që do të zhvillojnë në sinkron orën e parë mësimore si orë informuese.