Ishte kjo deklaratë e bërë nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila fajësoi qeverinë për krizën ekonomike, që solli debate të ashpra mes ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe deputetëve të opozitës. Epiteti, opozita e vulës përshkallëzoi situatën në sulme personale, ku Tabaku e akuzoi ministren për paaftësi dhe Bardhi e akuzoi se jeton në një vilë oligarku. Ibrahimaj nga ana e saj u shpreh se shtëpia në të cilën jeton është në pronësi të vjehrrit. Seanca maratonë e Kuvendit është zhvilluar në dy ditë si pasojë e numrit të madh të çështjeve, por edhe prej mbylljes së vitit kalendarik.