Zyrtarët dhe dëshmitarët okularë thonë se një organizatore kryesore e protestave të opozitës u arrestua në kufirin me Ukrainën herët më 8 shtator, derisa thirrjet ndërkombëtare janë shtuar ndaj Minskut për të dhënë përgjigje mbi rrëmbimin e saj të dyshuar dhe zhdukjet e tjera të kritikëve të presidentit, Aleksander Lukashenko. Maryya Kalesnikava thuhet se arriti në pikën e kontrollit kufitar Alyaksandrauka rreth orës 5:00 në mëngjes në një makinë me dy organizatorë të tjerë të opozitës që u zhdukën një ditë më parë, sekretarin e shtypit të Këshillin Koordinues, Anton Randyonkau dhe sekretarin ekzekutiv Ivan Krautsouat.