Opozita zhvillon këtë të shtunë protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë. Tubimi do të nisë në orën 17:00 para Kryeministrisë kuy demokratët do të kërkojnë edhe njëherë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij Belinda Balluku dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme por pa kryesocialistin, të cilin e akuzojnë se zhvilloi një farsë zgjedhore në 11 Maj.