Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbërriti këtë të enjte në selinë blu, ku u prit nga kryedemokrati Sali Berisha, një takim që nuk zgjati shumë në kohë. Burime bëjnë me dije se në qendër të diskutimeve ka qenë aksioni opozitar si dhe nisja e asaj që Berisha e konsideron si Parlamenti i qytetarëve para Kryeministrisë, ku do të ngrihet një platformë proteste, duke nisur nga kjo e hënë në orën 18:00.