Data 6 dhjetor do ta gjejë Partinë Demokratike dhe simpatizantët e saj sërish përpara kryeministrisë për të protestuar edhe njëherë kundër kryeministrit Edi Ramës si dhe për të ngritur zërin për atë që opozita e quan aferën e portit të Durrësit. Paralajmërimi për një tjetër protestë në Tiranë në ditën kur mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor ka sjellë reagimin e ashpër të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Tëitter shprehet se tashmë është e qartë se kush e bën punën e rusëve në Shqipëri.