Situata e paprecedentë e bllokimit fizik të dyerve dhe korridoreve të Kuvendit nga deputetët e aksionit Berisha – Bardhi, bëri që punimet e Komisionit të Ekonomisë të zhvilloheshin online, një praktikë e ndjekur për herë të fundit gjatë periudhës së pandemisë. Gazmend Bardhi paralajmëron bllokim të punimeve derisa të respektohen të drejtat e opozitës, që sipas tij është arsyeja e revoltës opozitare teksa Berisha nuk përjashton mundësinë e grevës së urisë.