Një pikë e marrëveshjes së arritur në Washington ishte edhe që Kosova për një vit të mos aplikojë në organizata ndërkombëtare. Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, e konsiderojnë mjaft të dëmshëm këtë vendim me të cilin, sipas tyre, praktikisht hiqet dorë nga politika e jashtme.