Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e organizuar nga opozita përpara kryeministrisë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që, ata që djegin flamurin, ata që djegin goma, ata që e lanë Astirin pa një gramë asfalt, pa një shkollë, pa një kopësht, t’i dënojnë përsëri në zgjedhjet e ardhshme.