Pavarësisht se nuk kanë pasur fat me asnjë prej vendimeve të Kolegjit Zgjedhor, opozita e djathtë nuk dorëzohet dhe vijon ankimimet në Kolegjin Zgjedhor. Edhe këtë herë, gjykata zgjedhore ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar 7 nga 8 gjyqtarët nga procesi i shqyrtimit të padive për 25 prillin.