Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën dhe Presidentin Ilir Meta si orkestruesit e dhunës në protestat që po zhvillohen pas vrasjes së të riut Klodian Rasha. ‘Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të Lulit,Saliut, Ilirit,Monikës! Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!