Pas vendimit të një dite më parë për të shtyrë punimet e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, për shkak të mungesës së deputetëve të opozitës, sërish këtij komisioni i ka munguar normaliteti. Deputetët e opozitës, Helidon Bushati e Xhelal Mziu kanë debatuar me anëtarët e maxhorancës në komision, për shkak të vendimit për përjashtimin e deputetëve të PD, pas bllokimit të seancës së 2 javëve më parë.