Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka vlerësuar operacionin e realizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i cili goditi një bazë armësh të trafikura. Proda e ka cilësuar këtë operacion si një tjetër sukses të madh të Policisë së Shtetit, duke theksuar se goditja e armëmbajtjes ilegale është një prioritet i vazhdueshëm për sigurinë publike. Ai falënderoi drejtorët dhe efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për angazhimin dhe punën e shkëlqyer në parandalimin e ngjarjeve të dhunshme.