Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Tempulli", është vënë në pranga nga policia. Si rezultat, në Rrugën e Kavajës, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi me iniciale D. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".