Policia e Tiranë ka vënë në pranga një çift që merrej me shpërndarjen e drogës në kryeqytet. Operacioni i koduar “Mix” vuri në pranga dy persona, një prej të cilëve i dënuar më parë. Cifti me banim në zonën e Kombiantit shpërndanin në doza lëndë narkotike të të gjitha llojeve. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe marihuanë e përpunuar në formë çokollate, metamfetaminë, fishekë luftarakë, fara kanabis për kultivim, peshore elektronike dhe një sasi të hollash.