Policia ka zbuluar një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi. Agjentët e seksionit policor të krimit ekonomik në Drejtorinë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë pas hetimeve në rrugë operative bënë të mundur ndalimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.