Në kuadër të planit operacional anticannabis të koduar “Koordinata”, Policia e Gjirokastrës ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i këtyre kontrolleve, policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat. Gjatë këtij aksioni u vu në pranga një shtetas, pasi dyshohet si autori i kultiviit të disa bimëvë kanabis. Ai u arrestua në flagrancë pasi në oborrin e banesës së tij u konstatuan të kultivuara 48 bimë kanabis. Një pjesë e këtyre bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë Gjirokastër, për të bërë dokumentimin e këtij rasti.