Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Bergamo të Italisë. Renato Dumani është dënuar me 7 vite burg në vitin 2015 për akuzën e mashtrimit, ku I ka marrë një shtetasi 10 milionë lekë të rinj. Mënjehërë ai u largua drejt Italisë për t’I shpëtuar drejtësisë, por pas një operacioni policor mes autoriteteve të të dyja vendeve u bë ndalimi I tij.