Të gjithë punnjësit e Policisë shqiptare që punojnë në Pikën e Kalimit Kufitar Vermicë janë arrestuar. Sipas mediave në Kosovë, efektivët e policisë kufitare Vermicë dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ndër të tjera, mediat fqinje, shkruajnë se pritet të arrestohen rreth 20 policë të Kosovës dhe 40 të Shqipërisë.